Gostivar, 20 prill – Të drejtën e votës sot në komunën e Gostivarit do ta shfrytëzojnë 17 qytetarë të cilët për shkak të problemeve shëndetësore janë paraqitur në komisionin komunal zgjedhore dhe kërkesat e tyre janë pranuar.
Kryetari i KKZ-së Gostivar, Mustafa Musliu konfirmoi se janë siguruar të gjitha kushtet për zbatimin e raundit të parë nga zgjedhjet presidenciale.
“Katër persona që janë në arrest nuk janë paraqitur për të votuar, ndërsa një persona nuk i ka plotësuar kushtet që të votojë sot. Janë siguruar të gjitha kushtet për zhvillimin e votimit pa pengesa”, tha Musliu.
Në zgjedhjet presidenciale në listat zgjedhore janë regjistruar 79.411 qytetarë me të drejtë vote.