Në komunën e Dibrës të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe votimi për Zjgedhjet lokale 2017 filloi dhe po zhvillohet në mënyrë të papaenguar. “Vendvotiemt kanë hapur në orën shtatë. Votimi në komunë po zbatohet në 27 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 18.406 qytetarë apo 1.458 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale. Jehona është e ulët, që është e zakonshme për orët e mëngjesit”, dekalroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor në Dibër. Dje të drejtën e vet qytetare e kanë reealizuar 38 persona të sëmurë dhe të pamundur. Për fundkionin e kryetarit të komunës në garë janë gjashtë kandidatë. Pesëmbëdhjetë anëtarë për përbërje të re të Këshillit të komunës zgjedhen nga shtatë lista të propozuara.