Në katër komuna prej juglindjes së vendit Gjevgjeli, Valandovë, Bogdanc dhe Dojran deklarimi në referendum po vijon normalisht i cili shënon rritje në krahasim me rezultatet e publikuara për orën 9.
Në territorin e komunës së Gjevgjelisë, bashkë me orën 11 në referendum kanë dalë 2.152 votues apo 11,19 për qind e të regjistruarve në listën zgjedhore, informon kryetarja e KKZ Gjevgjeli, Roberta Jançeva.
Në komunën e Valandovës numri i qytetarëve të cilët kanë dalë deri në orën 11 është 801 apo tetë për qind e trupit votues, në Bogdanc deri në orën 11 kanë votuar 634 për qind apo 9,36 për qind, ndërsa në komunën e Dojranit për deklarimin në referendum deri në orën 11 kanë dalë 260 votues apo 9,56 për qind.