Dibër, 5 maj – Në pjesën më perëndimore të shtetit, komunat Dibër dhe Qendra Zhupë, të gjitha 43 vendvotimet janë hapur me kohë dhe votimi për rrethin e dytë për zgjedhjen e presidentit të shtetit filloi dhe po zhvillohet pa pengesa.
“Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në Komunën e Dibrës po realizohet në 27 vendvotime prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçë dhe nga një në fshatrat Xhepçishtë, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Të drejtë vote kanë 18.574 qytetarë. Dje të drejtën e votës e realizuan 33 të sëmurë”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër.
Edhe në Komunën Qendra Zhupë kutitë e votimit janë hapur saktë në orën 7.
“Po votohet në 16 vendvotime, gjashtë janë në Qendra Zhupë, përderisa të tjerat në fshatrat e banuara. Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht. Dje të drejtën e votës e shfrytëzuan tre të sëmurë”, deklaroi Eran Zuber kryetar i Komisionit komunal zgjedhor për këtë komunë.
Më 21 prill në Komunën e Dibrës, në të cilën u zbatuan edhe zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës, të drejtën e votës e shfrytëzuan 44 për qind, përderisa në Qendra Zhupë mbi 15 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.