Shkup, 2 korrik – Për gjuhën shqipe u trumbetua shumë nga partitë politike shqiptare se do të bëhet gjuhë e dytë zyrtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan gazeta KOHA. Tani kur jemi afër zgjedhjeve lokale, megjithëse LSDM me BDI dhe ASH kanë një marrë veshje për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive joshumicë në Maqedoni, tani nga LSDM tentohet që kjo çështje të zgjidhet pas zgjedhjeve lokale, duke kalkuluar me faktin se mund të pësojë në elektorat nëse gjuha shqipe avancohet para zgjedhjeve lokale. Dhe që të arsyetohet kjo para opinionit, kërkohet që draft-ligji për gjuhën shqipe të dërgohet për të marrë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)