Dibranët me të drejt janë revoltuar nga mungesa e ujit sidomos gjatë sezonit veror. Reagojnë edhe biznesmenët dhe pronarët e kompanive. Reagojnë po ashtu edhe pronarët e objekteve shërbyese meqë pa ujë nuk mund të zhvillojnë aktivitet e tyre. Ata thonë se në kohën e pandemisë, uji është i nevojshëm edhe për mirëmbajtjen e higjienës
Vjollca SADIKU
Dibër, 20 maj – Problemet me furnizimin me ujë në qytetin e Dibrës këtë vit filluan më herët në krahasim me vitet tjera. Restrikcioni i ujit për pije filloi në mes të muajit maj dhe sipas kompetentëve, bëhet fjalë për mungesë të ujit që vjen për shkak të rritjes të përdorimit të tepërt, por edhe të problemeve të tjera siç janë rrjeti i vjetër i ujësjellësit, rezervuari me kapacitete jo të mjaftueshme, si edhe ndërtimet të shumta që bëhen në Dibër.
Drejtoi i ndërmarrjes publike “Standardi”, Mazllum Lleshi, thekson se restrikcioni i ujit aktual është nga katër orë në ditë, duke filluar nga ora 13 deri në ora 17. Sipas tij, restrikcioni është vendosur meqë ka një përdorim të tepërt të ujit për pije, por ka probleme edhe me keqpërdorimin e ujit meqë shumë shpesh ai përdoret edhe për vaditjen e sipërfaqeve të gjelbërta. Sipas drejtorit Lleshi, një problem akut është edhe problemi me rrjetin e ujësjellësit që është prezent në lidhjet që janë bë nëpër vendbanime. Ndërtimi i banesave kolektive shumëkatëshe, që pothuajse ka një dinamikë të përforcuar viteve të fundit, ka ndikuar negativisht në furnizimin me ujë. “Këto ndërtesa ndërtohen në lokacione ku tubacionet e ujit kanë qenë të paraparë për shtëpi individuale dhe ndërtimi i banesave shumëkatëshe kolektive defakto shkakton probleme në fuqinë të ujësjellësit në furnizimin të rregullt me ujë. Këto probleme janë prezente dhe ndikojnë negativisht në një furnizim të rregullt të qytetit të Dibrës me ujë për pije. Në këtë drejtim na paraqiten shumë defekte në rrjetin e ujësjellësit në qytet, gjë që shkakton probleme plotësuese në mirëmbajtjen e furnizimit të rregullt të ujit”, thotë drejtori Lleshi.
Ujësjellësi Rosok-Dibër, i cili është ndërtuar në vitin 1986, sipas kompetentëve në ndërmarrjen komunale “Standadi”, ka probleme edhe me mirëmbajtjen e tij. Por, të theksojmë se të njëjtat burime janë të mendimit se aktualisht problemi kryesor qëndron tek nevoja e ndërtimit të një rezervuari me kapacitete shumë të mëdha se sa janë kapacitetet e rezervuarit aktual. Në këtë ndërmarrje thonë se në rezervuarin aktual derdhen 120 litra ujë në sekondë, por që rezervuari ka kapacitete të pamjaftueshme për të furnizuar rrjetin e ujësjellësit në qytet. Në një situatë të këtillë, takimet e drejtorisë të kësaj ndërmarrje me pushtetin vendor janë të rregullta. Duhet theksuar se në analizat që kanë bë ekspertët, problemi tejkalohet vetëm duke ndërtuar vetëm një rezervuar të ri. Këtë e ka pohuar edhe vet kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili ka paralajmëruar projekt për tejkalimin e këtij problemi. Por, ekspertët të cilët kanë punuar dhe punojnë në ndërmarrjen komunale thonë se nuk ka logjikë që Dibra të mos ketë ujë, meqë prurjet e ujit nga ujësjellësi Rosok-Dibër janë për një popullsi për mbi 50 mijë banorë. Prandaj, sipas tyre, për Dibrën prioritet kryesor duhet të jetë furnizimi i rregullt me ujë, i cili duhet të vijë si rezultat i ndërmarrjes së aktiviteteve tejet të nevojshme siç janë mirëmbajtja e ujësjellësit, mirëmbajtja e ujit, analiza e situatës në burimin Rosok, e tjerë.
Dibranët me të drejt janë revoltuar nga mungesa e ujit sidomos gjatë sezonit veror. Reagojnë edhe biznesmenët dhe pronarët e kompanive. Reagojnë po ashtu edhe pronarët e objekteve shërbyese meqë pa ujë nuk mund të zhvillojnë aktivitet e tyre. Ata thonë se në kohën e pandemisë, uji është i nevojshëm edhe për mirëmbajtjen e higjienës. Punëtorët shëndetësor pohojnë se masat qeveritare primare janë të lidhura me larjen e duarve. Epidemiologu i njohur dibran, Mentor Mela, thekson se pa larjen e duarve, nuk mund të mbrohemi nga pandemia e koronavirusit. (koha.mk)