Monitoringu qendror i parametrave vitale te fëmijët do të bëhet në Sektorin për kujdes intensiv në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Bëhet fjalë për donacion nga fondacioni “Projekt Houp”. Monitoringu do të vendoset në kuadër të projektit PeriMak, të cilin e zbaton Ministria e Shëndetësisë së bashku me “Proekt Houp”.
“Kjo do të thotë se mjekët dhe infermieret nga një vend në një monitor do t’i ndjekin parametrat vitale të të giitha foshnjave, të cilat gjenden në inkubatorë. Në atë mënyrë në mënyrë të konsiderueshme lehtësohet ndjekja dhe përshpejtohet koha për intervenim nëse kjo paraqitet si nevojë. Kjo është metoda e cila shfrytëzohet në shumë qendra të zhvilluara evropiane, e tani kemi mundësi ta implementojmë për foshnjat tona. Kjo është një projekt shumë i rënndësishëm për ne. Deri tani janë implementuar numër i konsiderueshëm i metodave të reja, siç janë kateterë, me çka në mënyrë të konsiderueshme u zvogëluan infeksionet që janë paraqitur në Sektorin për kujdes intensiv te foshnjat të cilat ishin në inkubatorë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili me rastin e donacionti e vizitoi Klinikën.
Drejtoresha e Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve Katarina Stavriq u falënderua për donacionin dhe potencoi se me të gjitha aktivitetet Sektori për kujdes intensiv arriti të shndërrohet në një qendër cilësore.
Përfaqësuesi i organizatës “Projekt Houp”, Aki Ekberg tha se gjatë tre viteve të fundit kanë investuar rreth 700.000 deri 800.000 euro në pajisje, por po ashtu investojnë në stërvitje, pasi edukimi i infermiereve dhe mjekëve paraqet një pjesë shumë të rëndësishme.