Shkup, 8 prill – Një pacient është në gjendje më të rëndë shëndetësore me tromboemboli të mushkërive si komplikim nga fruthi, dhe është hospitalizuar në Repartin për mjekim intensiv të Klinikës për sëmundje infektive. Me komplikime nga fruthi janë hospitalizuar edhe tre fëmijë dhe dy të rritur të cilët kanë pneumoni, informojnë nga ai ent shëndetësor publik, njofton Koha.
Theksojnë se katër pacientë me fruth janë kontrolluar dje në Klinikë, prej të cilëve një pacient në moshë 34-vjeçare nga Çairi, për të cilin nuk ka evidencë për statusin e tij vaksinues, ndërkaq është mbajtur në mjekim spitalor.
“Në mënyrë ambulance janë kontrolluar katër të rritur, dy prej të cilëve në moshë prej 24 dhe 19 vjeç, për të cilët nuk ka të dhëna për statusin vaksinues. Dy të tjerët janë nga Studeniçani dhe Draçeva në moshë 34 dhe 39 vjeç, gjithashtu pa të dhëna për statusin vaksinues. Në Klinikë ka gjithsejt 33 pacientë, 16 prej të cilëve pacientë të rritur me fruth dhe 17 fëmijë. (koha.mk)