Shkup, 14 shkurt – Është marrë leje për punësim me marrëveshje në vepër për 20 infermiere dhe ato filluan me punë. Ato paraprakisht ato ishin përfshirë në reparte. Presim përmirësim për punësimin e 20 infermiereve shtesë. Ka nevojë më të madhe për infermiere, por edhe me këto 40 infermiere do të përmirësohet gjendja.
Këtë sot e theksoi drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, dr. Katarina Stavriq, e cila tha se infermieret të cilat kanë filluar dhe do të fillojnë të punojnë i pret një periudhë e edukimit specifik në reparte.
Stavriq tha se kuadri i infermiereve në këtë Klinikë është uluar, janë ngarkuar kujdestaritë, relativisht janë të rritur me sëmundje kronike, ndërsa një pjesë e mirë e tyre shpesh herë marrin pushim mjekësor. Ajo shfaqi shpresë se me këto 40 infermiere do të përmirësohet kjo pjesë e punës.
Theksoi se kanë specializantë, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë përfshirë në reparte të caktuara që të drejtohen në procesin e edukimit.
Mungon aparatura e re, potencon dr. Sravriq dhe shtoi se aparatura ekzistuese ka kohëzgjatjen e saj dhe duhet vazhdimit të rinovohet.