Për dalje nga Maqedonia përmes kalimit kufitar “Bogorodicë” koha për pritje arrin pothuajse dy orë, ndërsa të dyja anët e kufirit janë bashkuar me automjete, lëshimi i të cilëve është shumë i ngadalshëm, deklaruan për MIA-n qytetarë të cilët janë pjesë e kolonave të gjata të automjeteve.
Paraprakisht, nga shërbimi kujdestar në KK Bogorodicë thonë se nga ana e kufirit të Maqedonisë po punohet me kapacitet të plotë dhe se të gjitha gjashtë korsitë janë lëshuar, por vonesa është nga ana greke dhe shkaqet nuk janë të njohura për momentin.
Sipas të dhënave më të fundit të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, në kalimin kufitar Dojran është duke u pritur për 15 deri në 30 minuta dhe në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Gjithashtu në këtë periudhë të vitit është rritur frekuenca e automjeteve të turistëve.