Pekin, 29 mars – Në pjesën kontinentale të Kinës dje janë regjistruar 45 raste të reja me KOVID-19, dhjetë raste më pak nga dita paraprake, kumtoi Komisioni kombëtar shëndetësor.
Në Kinë dje janë regjistruar pesë raste të vdekjes, të gjitha në Vuhan, ku në dhjetor shpërtheu epidemia. Por, në Vuhan dhjetë ditët e fundit është paraqitur vetëm një pacient i infektuar me koronavirus. Të gjitha rastet e reja janë nga vendet e huaja.
Në shtatë ditët e fundit në Kinë janë paraqitur 313 “raste të importuara” dhe vetëm gjashtë pacientë, te të cilët është konfirmuar se ka ardhur deri te transmisioni lokal.
Në pjesën kontinentale të Kinës gjithsej vdiqën 3.300 njerëz, ndërsa 81.493 janë infektuar.