Pekin, 26 korrik – Në Kinë në 24 orët e fundit, janë raportuar 76 raste të reja të infeksionit me koronavirus ndërsa 32 pacientë janë regjistruar një ditë më parë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Kjo është norma më e lartë ditore e të infektuarve të rinj që nga janari i këtij viti.
Dyzet nga rastet e reja ishin infeksione lokale, ndërsa një ditë më parë ishin pesë.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si të konfirmuara, është 24, ndërsa një ditë më parë numri i tyre ishte 17.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Kovid-19 në Kinë është 92.605, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar – 4.636.