Pekin, 14 shkurt – Më shumë se 1.700 punonjës shëndetësorë në Kinë janë infektuar me koronavirusin e ri.
Zëvendësdrejtori i Komisionit kombëtar të shëndetësisë në Kinë, Zeng Jiçin theksoi se rreth 1.400 persona janë infektuar nga virusi që po përhapet në Azi dhe arriti në SHBA dhe Evropë.
Zeng shprehu “shqetësim serioz”, duke theksuar se Komisioni kishte lëshuar tashmë rekomandime për masa parandaluese dhe kontroll në objektet mjekësore.
Ai shtoi se sipas raporteve epidemiologjike gjatë ditëve të kaluara, punonjësit e mjekësisë përbëjnë 3.8 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infeksionit me koronavirusin e ri.
Komisioni kumtoi se rritja e re e pacientëve të regjistruar është rezultat i zbatimit të metodologjisë së re, e cila filloi të zbatohet në krahinën më të rrezikuar, Hubei.
Deri dje, numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë Kinën u rrit në 63 8551, duke u rritur për 5,090 nga një ditë më parë, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 121 dhe tash është 1380 persona.(koha.mk)