Pekin, 29 janar – Autoritetet kineze filluan evakuimin e mbi 4.000 personave në pjesët qendrore dhe lindore të vendit për shkak të motit të keq me borë dhe temperaturave të ulëta ekstreme, që shkaktuan ngecje në trafik.
Nga kushtet ekstreme të motit më shumë është goditur provinca lindore Anhui, ndërsa në qytetin Genhe është matur temperaturë prej minus 49 gradë Celsius.
Në rajonet më të rrezikuara janë dërguar ekipe të shpëtimit, ndërsa për evakuim të banorëve janë angazhuar aeroplanë dhe trena.
Për shkak të motit të keq për qarkullim janë mbyllur mbi 30 rrugë në pjesët qendrore të Kinës, para së gjithash në provincën Hubej.
Aeroporti në qendrën administrative në krahinën Hunan, Langshau prej dje është mbyllur për trafik për shkak të shtresës së akullit prej dy centimetrave të formuar në pistën, derisa në Jangsu janë anuluar mbi 10.000 linja hekurudhore dhe 420 të autobusëve.