Pekin, 25 maj – Numri i institucioneve mjekësore në Kinë, duke përfshirë spitale, klinika dhe organizata shëndetësore për nevoja specifike, ishte 997.434 në fund të vitit 2018, thuhet në raportin e Komisionit kombëtar për shëndetësi. Kjo paraqet rritje prej pothuajse 11.000 institucioneve në krahasim me vitin paraprak.
Numri i spitaleve është rreth 33.000, ndërsa i klinikave 944.000, institucione shëndetësore publike për nevoja specifike (qendra për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve, për mjekim të sëmundjeve specifike, maternitete dhe qendra për fëmijë dhe qendra për kontroll shëndetësor) janë rreth 18.000 në tërë vendin. Në fund të vitit të kaluar në qytetet e vogla ka pasur mbi 36.000 klinika, 622.000 në fshatra, thuhet në raportin e komisionit.