Në Kiev dje janë mbajtur konsultime politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Ukrainës në të cilat kanë marrë pjesë sekretari shtetëror i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Viktor Dimovski dhe zëvendësministri ukrainas i Punëve të Jashtme Vasil Bodnar.
Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot informoi se Dimovski dhe Bodnar kanë shprehur kënaqësinë e ndërsjellë nga trendi pozitiv dhe dinamika e marrëdhënieve bilaterale dhe e kanë riafirmuar interesin për intensifikim të mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë.
Theks i posaçëm është vendosur në bashkëpunimin ekonomik dhe takimin e ardhshëm të Komitetit të përzier për zbatimin e marrëveshjes për tregti të lirë mes të dy vendeve.
Në kuadër të konsultimeve politike është nënshkruar edhe Plan për konsultime mes të dy Ministrive të Punëve të Jashtme në periudhën e vitit 2019-2020.