Shkup, 25 nëntor – Për shkak të punëve teknike në elektro-rrjetin distributiv nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom,, Çair, Kisella Vodë dhe Studeniçan.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Kresna” dhe “Ilija Dimovski-Goce” në komunën Aerodrom, pastaj në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Kiril Pejçinoviq”, “Nikolla Martinovski” dhe “Atanas Babata” në komunën Çair, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Pandil Shishkkov” në komunën Kisella Voda.
Ndërprerje të energjisë elektrike nesër në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të kenë shfrytëzuesit e rr. “4”, “6”, dhe “7” në fshatin Batincë, komuna e Studeniçanit, ndërsa nga ora 11:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e objekteve në rrethinën e tregut të Gjelbërt – Çair në rr. “Qemal Sejfulla” në komunën Çair.