Edhe pse duket si një traditë e vjetër dhe e kaluar, duket se banorët e një zone në Kenia vijojnë ta praktikojnë edhe sot. Bëhet fjalë për fejesat e vajzave sapo lindin.
Bëhet fjalë për vajzat e fisit Oromo, që mund të fejohen kur ato lindin. Fisi jeton në rajonin juglindor të lumit Tana të Kenias. Prindërit e fëmijëve thonë se tradita siguron se e ardhmja e vajzës është e sigurt dhe se ajo ndërton marrëdhënie të forta mes familjeve dhe komuniteteve.
“Vajza ime është 4 muaj. E kam fejuar me një djalë të quajtur Ibrahim. Askush tjetër nuk mund të vijë të martohet me të edhe nëse vdes”, thotë një baba për BBC.