Në Amerikën e Jugut ka ndodhur diçka aspak e zakontë në futboll. Në Kili, ka ndodhur një gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në futbollin evropian, pasi plotë 12 ekipe janë në luftë për titullin e kampionit. Në ligën ‘Primera División’ të Kilit, janë gjithsej 12 skuadra të cilat mund të shpallen kampion në fund, deri sa kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur. Colo Colo është ekipi i cili kryeson si lider, me 22 pikë pas 12 ndeshjeve të luajtura, kurse, ekipi i renditur në pozitën e 12-të, San Luis, ka tetë pikë më pak, diferencë e cila e mban matematikisht në luftë për titull. Më poshtë keni renditjen e ekipeve në ligën e Kilit.