Në Kosovë në zonat e ulëta po mbretëron mot i nxehtë me temperatura të larta edhe për stinën e pranverës. Por, kështu nuk është edhe në Restelicë, ku bora ka arritur lartësi të mëdha dhe ngjan me ndonjë zonë në botë ku ka gjithnjë borë.
Në këtë fshat të komunës së Dragashit, banorët rrëfejnë që një lartësi e borës në këtë periudhë vjetore nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë.
Zhbllokimi i rrugës, siç tregojnë ata, është bërë nga një banor me eskavator.
Fshati Restelicë është i njohur për reshjet e mëdha të borës gjatë dimrit që sjellin edhe ortekë. Më së shumti kujtohet orteku i disa viteve më parë që ua mori jetën disa personave.