Një provokim i lehtë i propozuar nga sajti Playbuzz, vë në lojë shikimin dhe përqendrimin. Në fotografi shihen dy gra duke punuar me shtiza në shoqërinë e dy maceve. Njëra prej maceve duket lehtësisht poshtë karriges, ndërkohë që është macja e dytë ajo që po “tërbon” përdoruesit e rrjeteve sociale. Shiheni mirë, nëse përqendroheni, do arrini ta dalloni, ndodhet tek njëra prej grave. Nëse nuk e keni gjetur, shfletoni dhe shihni në fotografinë numër 2 për të marrë përgjigjen.