Për shekuj të tërë, njeriu ka ndjekur praktika okulte dhe ezoterike për të arritur pavdekësinë. Çfarë do të duhej për të vazhduar e jetuar, edhe pasi trupi i vdekshëm të shkatërrohet prej moshës? Templarët e lashtë brodhën anekënd globit në kërkim të Gralit të Shenjtë, që besohej se i jepte përjetësinë kujtdo që e pinte. Por sot, Grali i Shenjtë mund të jetë një chip kompjuteri. E vetmja shpikje që ka “kopjuar” mendjen e një qenie njerëzore është kompjuteri. Çdo veprim i mundshëm që kryhet prej një kompjuteri bazohet në aftësitë përpunuese të trurit njerëzor. Në fakt, mendja jonë nuk është gjë tjetër veçse një kompjuter biologjik dhe nëse një kompjuter do të mund ta ngarkojë kujtesën e tij në një pajisje teknologjike, a nuk do të mundeshin shkencëtarët që, bazuar në të njëjtat parime, të ngarkonin vetëdijen e trurit, kujtimet e tij bashkë me karakterin, në një chip kompjuteri apo një bankë kujtese?