Shkup, 25 janar – Klasa politike në vend po merret me seriozitetin më të madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas takimit mes dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsiprias në Davos të Zvicrës, në Shkup do të nis ndërtimin i konsensuit politik mes krerëve më të larët shtetëror dhe krerëve të partive politike. Ndonëse nuk ka lajmërim zyrtar, por partitë politike konfirmojnë paraprakisht takimin e liderëve për ditën e shtunë pasdite, i thirrur nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në takim, përveç Dimitrovit, do të merr pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, lideri i VMRO-së, Hristijan Micksovki, nga partitë shqiptare do të marrë pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Konfirmimin për pjesëmarrjen e Ahmetit e kanë bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa për detajet e takimit thanë se do të dalin me kumtesë për media. Nga Qeveria e Maqedonisë kanë deklaruar se propozimet konkrete që do të dalin nga negociatat si dhe takimi… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)