Në Qendrën e Kulturës “Koço Racin” në Kërçovë sonte adhuruesit e artit filmik do të kenë mundësi ta ndjekin filmin “Të thyer” në regji të Edmond Budinës. Në film rrëfehet fati i personazhit Jani Budi i cili pasi del nga burgu në Anmkonë ngjitet në anije për në atfhjeun e tij-Shqipëri. Pastaj ai me tren udhëton për në Tiranë dhe derisa udhëton nuk e njeh peizazhin. Ai shëtitet nëpër rrugën në të cilat ka jetuar, e cila gjithashtu ka ndryshuar shumë dhe vjen në shtëpinë e tij të vjetër, të cilën nuk e ka parë 18 vjet. Nga fqinjët e tij të vjetër e kupton të vërtetën shokuese – bashkëshortja i ka vdekur, pasi është arrestuar, ndërsa i biri Andi është pasuruar dhe është bërë politikan i korruptuar.
“Në film shfaqet një sistem korruptues i cili shkakton përplasje midis të birit dhe babait. Në këtë film rolin kryesor e interpreton aktori Leart Vasili, derisa megjithatë filmi është xhiruar në Shqipëri, një pjesë në Itali dhe një pjesë në Maqedoni” thotë drejtori i Qendrës për Kulturë, Mazllam Osmani. Kjo është një mundësi e bukur për adhuruesit e artit filmik në Kërçovë sonte në orën 20.15 në Qendrën e Kulturës ta shohin këtë realizim filmik, veçanërisht kërçovarët rrallë kanë mundësi të ndjekin projeksionet filmike, sepse në Kërçovë më shumë se tre dekada nuk ka sallë kinemaje, ndërsa edhe më shumë që sonte hyrja do të jetë e lirë.