Kërçovë, 17 janar – Kërçova është njëra ndër shtatë lokacionet në Ballkanin Perëndimor për nxitjen e shfrytëzimit të drurit lokal dhe biomasës për qëllime energjetike, pjesë të projektit „BioVill“ nga Programi i Bashkimit Evropian për hulumtimin dhe inovacione “Horizont 2020”.
Në Kërçovë sot ishin prezantuar rezultatet nga hulumtimi që përfshin zhvillim të konceptit të fshatit bioenergjetik në suaza të pjesës informative ishte theksuar edhe rëndësia e faktorëve dhe angazhimit të tyre në implementimin e koncepteve të këtilla përmes transmetimit të përvojave nga shembuj të suksesshëm të fshatrave bionergjetikë në Gjermani.
Përvojën nga Gjermania e transmetoi Renata Glaser për fshatin Glon, ndërsa për përfitimet e projektit foli përfaqësuesja e ASHAM-it Natasha Markovska.
Me projektin ishte njoftuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili në Kabinetin e tij i priti përfaqësuesit e BE-së.