Kërçovë, 25 dhjetor – Në Kërçovë u shfaq “Përralla postare” që është premiera e parë e Institucionit Lokal Publik Teatri për Fëmijë Çair i Shkupit i cili u prezantua para publikut kërçovarë.
Siç ka përralla për mbretër e princër, për hajdutë e magjistarë, përse të mos ketë përralla edhe për postierë dhe shkurtabiqë postarë që shpërndajnë letra, vendojnë pulla postare dhe luajnë letra në kohë të lirë.
Ndërsa kur janë të uritur hanë shirita telegrafikë në vend të makaronave dhe në vend të vajit, vendojnë ngjitëse postare.Në mesin e letrave të shkruara ka letra me më shumë vlerë dhe me më pak vlerë, varësisht nga ajo se çfarë është shkruar në to.
Ka njerëz që në letrat që i dërgojnë shkruajnë gënjeshtra dhe shtirren ndaj njëri-tjetrit. Ka edhe të tjerë që shkruajnë nga detyra dhe obligimi. Ka edhe të atillë që shkruajnë për ta lumturuar ndokënd, apo letra që këmbehen mes miqve të mirë, por më të vlefshmet janë ato në të cilat njeriu e jep tërë zemrën e vet, letra që janë të shkruara me dashuri – kur nëna i shkruan fëmijës ose kur ndokush i shkruan ndokujt që e do më shumë se veten”
“Kjo shfaqje është kundërpeshë e teknologjisë moderne, pa të cilën nuk mundemi, por e cila ndikon në tjetërsimin dhe largimin e njerëzve nga njëri tjetri. Bashkë me kompjuterët, mirë është që t’i ruajmë traditat më të mira të komunikimit. Miqësia dhe dashuria janë kategori të vlefshme morale që duhet t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë te fëmijët”, sqaron drejtori i Shtëpisë së Kulturës Mazllam Osmani.Regjia dhe adaptimin e shfaqjes e ka bërë Katja Petrova me producent Bajrush Mjakun.