Kërçovë, 31 mars – Situata e sigurisë në rajonin e shtatë komunave të përfshira nga SPB Ohër, ku bën pjesë edhe Komuna e Kërçovës, është stabile.
“Në 24 orët e kaluara, në periudhën nga ora 7 mbrëmë deri sot në ora 7 në mëngjes, në Kërçovë është respektuar lëvizja gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit Kovid-19, njoftoi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Ai shtoi se pa pengesa zhvillohet kontrolli i personave që janë nën masat e karantinës së detyrueshme shtetërore, mbikëqyrja shëndetësore dhe izolimi shtëpiak dhe vetizolimi i detyrueshëm 14-ditor. Gjithsej 88 kontrolle janë kryer mbi personat e regjistruar me vendim për izolimi, nga të cilët pesë ishin në Kërçovë.
Janë kryer 371 kontrolle mbi personat në vetizolim, 24 prej të cilëve janë nga Kërçova. Oficerët e policisë kanë kryen 118 kontrolle në objektet hotelierike.