Në vijim është ndërtimi i dy rrethrrotullimeve të reja në rrugën “Marshal Tito”, përballë xhamisë së re në lagjen “Kulla e Bardhë” në Kërçovë, në kryqëzimin e rrugës drejtë kazermës “Çede Filiposki – Dame” dhe vendbanimin Pashino, si dhe një para hyrjes së kazermës.
“Për të përmirësuar sigurinë në komunikacion si dhe për të siguruar lëvizje më të shpejtë të automjeteve, kemi vepruar drejt ndërtimit të këtyre dy rrethrrotullimeve në rrugën “Marshal Tito” përballë xhamisë së re në lagjen “Kulla e Bardhë” dhe para hyrjes së kazermës, gjithashtu do të rinovohet edhe infrastruktura nëntokësore e kësaj rruge me trotuare dhe ndriçim. Funksionimi i një ndërmarrje vendore ndërtimi me të gjithë kapacitetin e vet ka filluar të funksionojë me shpejtësi këto ditë dhe është angazhuar për përfundimin e këtyre rrethrrotullimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Përvojat nga ndërtimet e mëhershme të rrethrrotullimeve në autostradën Shkup-Ohër pjesa që kalon nëpër Kërçovë dhe në bulevardin “Çlirimi” konfirmojnë që rregullimi i komunikacionit në këtë mënyrë është më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, si dhe për këmbësorët, kjo është shumë e rëndësishme pasi që rruga është vazhdim i Çarshisë së vjetër dhe është shumë e frekuentuar sidomos në muajt e verës”, u shpreh Arben Rustemi nga komuna e Kërçovës.
Ai shtoi se ky investim në infrastrukturë është financuar me mjete nga buxheti i komunës.