Në Kërçovë është vetëdjegur një automjet në lëvizje, nuk ka persona të lënduar

20

Kërçovë, 21 tetor – Në Kërçovë dje rreth orës 14:30, gjatë lëvizjes u vetëdjeg një automjet “Golf” në rrugën “22 dhjetori”.

“Automjeti drejtohej nga personi B.D. (51) nga Kërçova ndërsa nuk ka persona të lënduar, kumtoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stegan Dimoski.

Ai shtoi se Njësia Territoriale e Zjarrfikësve menjëherë ndërhyri dhe e ka shuar zjarrin.