Najrobi, 21 nëntor – Një grup i armatosur ka rrëmbyer italianen, e cila ka punjuar për një organizatë humanitare, ndërsa gjatë sulmit janë lënduar disa persona.
Sulmuesit mbrëmë kanë hapur zjarr në Qendrën Tregtare në qarkun Kilifi ku kanë plagosur pesë persona.
Shefi i policisë në qarkun Kilifi, Xhozef Boinet deklaroi se gjatë incidentit është rrëmbyer italiania 23 vjeçare, e cila ka punuar si vullnetare në një organizatë humanitare në Keninë juglindore.
Ai shtoi se ende nuk dihet motivi i sulmit.
Për policinë incidenti i armatosur është sulm terrorist.
Ekstremistët islamistë të Somalisë paraprakisht ishin të akuzuar për një sërë rrëmbimesh të të huajve përgjatë bregut kenian.
Për shkak të sulmeve dhe rrëmbimeve të të huajve Kenia në vitin 2011 ka dërguar ushtri në Somali të luftojë kundër ekstremistëve të Al Shababit.