Nju-Jork, 23 tetor – Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ) filloi fushatë në KB për sensibilizim të nevojave nga sjellja e “Konventës ndërkombëtare për siguri dhe pavarësi të gazetarëve dhe të punësuarve tjerë në media”, me dëshirë t’i vihet fund ” sulmeve mosndëshkuese ndaj gazetarëve”.
“Në seancën e parë morën pjesë 15 shtete mes të cilave Rusia, Pakistani, Peruja, Italia dhe Tunizi”, theksoi shefi i IFJ-së Entoni Belanzher.
IFJ përfaqëson 600.000 gazetarë nga 134 shtete.
Rasti kryesor për fushatën e cila kohë më parë është planifikuar është me vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi i cili më 2 tetor ishte vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll.
“Konventa e ardhshme duhet të bashkojë dokumente ekzistuese, por edhe dokumente të shpërndara ndërkombëtare dhe t’i plotësojë”, deklaroi Belanzher.