Shkup, 17 janar – Kardiokirurgjia Shtetërore në mënyrë të shkëlqyer po zhvillohet dhe shkëlqyeshëm u etablua në shoqëri dhe mes qytetarëve si një nga klinika më të suksesshme posaçërisht në pjesën e kardiokirurgjisë. Krahas pranimit të suksesshëm dhe nga pacientët në pjesën E kardiokirurgjisë, Klinika gjithnjë e më shumë bëhet zgjidhje e parë për kirurgji vaskulare. Viti i kaluar është përfunduar me 388 operacione prej të cilave 150 janë kirurgji vaskulare. Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili së bashku me drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Sasho Stefanovski dhe Orhan Ramadani e vizituan Klinikën Universitare për Kardiokirurgji Shtetërore. Todorov theksoi se për kirurgji vaskulare në të kaluarën pacientët në masë të madhe janë dërguar në spitale private, ku janë kryer intervenime në pjesën më të madhe, ndërsa tani kirurgji vaskulare ka edhe në Kardiokirurgjinë Shtetërore. Viti i parë, theksoi ka përfunduar me rreth tridhjetë pacientë, pastaj diçka mbi 100 pacientë, për këtë vit kemi tashmë 388 operacione, që është për tre fish rritje e numrit të intervenimeve në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015. Një pjesë e madhe e punonjësve shëndetësor, sqaroi, ishin për edukim jashtë vendit, disa në spitalin Triemli në Cyrih. “Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me spitalin nga Cyrihu dhe profesori Omer Xhemaili është këtu si mentor i cili me kardiokirurgët tonë i kryejnë edhe intervenimet më të ndërlikuara kardiokirurgjike”, tha Todorov. Drejtori i FSSHM, Sasho Stefanovsi tha se Klinika Universitare për Kardiokirurgji Shtetërore është një nga institucionet shëndetësore më rritje më të shpejtë në Republikën e Maqedonisë posaçërisht në shëndetësinë publike. Theksoi se buxheti nga formimi i këtij institucioni në vitin 2014, në përfundim me buxhetin për vitin 2017 është rritur për pesë herë, që, sipas tij, është edhe një dëshmi se shteti seriozisht i kushton vëmendje ta zhvillojë këtë sektor. Kardiokirurgu Sashko Jovev nga Kardiokirurgjia shtetërore tha se e ndjekin trendin dhe e punojnë spektrin e përgjithshëm të operacioneve kardiokirurgjike dhe operacioneve të mëdha vaskulare.