Otavë, 15 tetor 2018 – Në Kanada po zbatohen përgatitjet e fundit me rastin e miratimit të ligjit për legalizim të kanabisit, ndërkaq provincave u është lënë deri të mërkurën të konstatojnë hollësi juridike për zbatimin e tij.
“Me këtë, Kanadaja do të bëhet shteti i dytë në botë që do të legalizojë kanabisin, ndërkaq përvojën e saj prej së afërmi do ta ndjekë Perëndimi”, paralajmëroi kryeministri liberal, Xhastin Trudo.
Mediumet lokale lajmërojnë se në krahina të caktuara legalizimi në mënyrë logjistike ndoshta do të shkaktojë shumë probleme.
Kanadezët, në të ardhmen, do të mund të kultivojnë, posedojnë dhe konsumojnë marihuanë për qëllime rekreative.
Para pesë viteve Uruguaji u bë shteti i parë në botë që legalizoi kanabisin.
Derivate si prodhime për konsumim, kozmetikë dhe cigare elektronike që përmbajnë kanabis nuk do të jenë legale deri në vitin 2019.
Pritet që ky hap ekonomisë t’i gjenerojë prej 816 milionë deri 1,1 miliardë dollarë në tremujorin e katërt.