Në kampin ku fëmijët mësohen të vrasin për atdheun (FOTO)

Këshilla numër 1 që marrin fëmijët nga instruktorët në këtë kamp: “Mos e shihni armikun si qenie njerëzore”. Ky është një kamp nacionalistësh ukrainas, të cilët stërvisin fëmijë të vegjël, të të gjitha moshave, se si të luftojnë kundër pushtuesve rusë. Kampi është krijuar nga partia ekstremiste nacionaliste, Svoboda, dhe është i fshehur thellë në pyll. Këta nacionalistë janë akuzuar për retorika të ashpra edhe kundër myslimanëve dhe komunitetit LGBT. Instruktorët mëson fëmijët të montojnë një Kallashnikov AK47. Disa nga fëmijët janë 8 vjeç. Armët nuk duhet t’i lëshojnë nga dora gjithë ditën. Një vajzë e vogël u lodh aq shumë duke e mbajtur, sa nisi të qajë. Disa kampe të tilla ushtarake për fëmijë janë financuar edhe nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, me qëllimin për të ushqyer të rinjtë me dashuri për atdheun. “Ne nuk vrasim njerëz, por separatistët, ushtarët rusë, pushtuesit nga Moska, nuk i quajmë njerëz, ndaj do t’i qëllojmë”, thotë drejtuesi i kampit, Yuri Chornota Cherkashin.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com