Dua Lipa është bërë imazh i ri i brendit të parfumeve “YSL Beauty”, lajm të cilin e konfirmoi vetë ajo, shkruan lajmi.net.
Në njoftimin që dha për fansat, këngëtarja u shpreh e lumtur që ka bashkëpunuar me këtë brend.
Në faqen zyrtare të “YSL Beauty” është publikuar kampanja e re e Duas, e cila mesazhin kryesor e ka lirinë, kurse jepet në disa gjuhë.
Në mesin e shumë gjuhëve, ky mesazh u dha edhe në gjuhën shqipe, ku shkruan “UNË JAM E LIRË”. Kujtojmë se Dua Lipa vjen në Kosovë në kuadër të “Sunny Hill Festival”.