Rreth 1.3 ton fildish është sekuestruar në Kamboxha. Fildishi u sekuestrua në portin Sihanoukville në jugperëndim të Kamboxhas, ku ishte sjellë ilegalisht. Qëllimi ishte që fildishi të transportohej në Kinë, raporton AA. Ndihmës drejtori i Pyjeve në Phnom Penh, Un Vanaridh konfirmoi se përveç fildishit, janë konfiskuar edhe bishta dhe kocka të tigrit. Çdo vit është duke u rritur numri i atyre që në Afrikë gjuajnë elefantë për dhëmbët e tyre. Fildishi kryesisht përmes rrugëve ilegale dërgohet në Kinë dhe Tajlandë, dhe përdoret për të bërë stoli.