Shkup, 13 shkurt – Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” afër Gjevgjelisë sot do të vendoset tabela me emrin e ri kushtetues të shtetit, informojnë nga Drejtoria Doganore.
Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut ka hyrë në fuqi prej dje me arritjen e Notës verbale të MPJ-së greke dhe shpalljen në Gazetën Zyrtare. (koha.mk)