Në ju është diçka e vdekur: Zbuloni përse shfaqen dhe çfarë domethënie kanë ËNDRRAT

Ëndrrat mbi vdekjen nuk janë zëra të tmerrshëm të vdekjes në rrethin tonë. Ato tregojnë që tek ne diçka është e vdekur, ndërkaq ëndërrimtari, kur zgjohet, patjetër duhet të mendojë se kush dhe çka e bën të pikëlluar në jetë dhe çka vërtet ka dashur të ndryshojë.

Shfaqen më së shpeshti ëndrrat në të cilat flitet për vdekjen, vetë shkojmë në varrimin personal apo në ato në të cilat duhet patjetër të vdesim, transmeton Telegrafi.

Ëndrrat mbi vdekjen dhe agoninë më së shumti kanë kuptimin e luftërave dhe ndjenjave të brendshme, ndërkaq vetëdija për vdekjen pikërisht do të thotë që vdes ndonjë përmbajtje e shënuar me emrin e të vdekurit.

Shumë njerëz druhen se ëndrrat për vdekjen janë një ogur se diçka e keqe do të ndodhë. Por, ëndrrat me vdekje, edhe pse duken shqetësuese, kryesisht shërbejnë për të na kujtuar se sa e çmuar është jeta dhe se duhet të kalojmë çdo moment të saj me njerëzit që duam dhe na dhimbsen më shumë.

Kufomat në ëndrra janë ato që do të duhej “varrosur”
Ëndrrat me kufoma janë më të frikshmet. Ai që sheh ëndrra të tilla do të duhet të mendojë se çka ka dashur kaherë që ta varrosë.

Mençuria dhe përgjigjet kërkohen në varre
Kushdo që në ëndërr shkon në varreza apo pa sukses përpiqet ta gjejë, kërkon përgjigje dhe këshillë nga ata të cilët janë në varre. Më së shpeshti i njeh dhe nga ta kërkon mençuri jetësore dhe dituri të nevojshme.

Edhe në ëndërr pikëllohet për njerëzit e dashur
Nëse ju ka vdekur ndokush i dashur, është normale që me muaj të tërë pas vdekjes së atij personi do ta shihni në ëndërr. Hulumtuesit thonë se kjo nuk fsheh në vete asnjë porosi, por vetëm është pikëllim për të vdekurin, me të cilin edhe “bisedat” janë të shpeshta.

Vdekjen e caktojnë vlerat e ëndërruesit
Ëndërruesi shpesh gjendet në një situatë kur para tij mbytet, bie në humnerë, apo e mbyt dikë. Duhet ditur pse ai person vdes, respektivisht për cilat vlera të ëndërruesit.

Në kortezh hapet rruga për sfida të reja
Ëndrrat rreth funeraleve janë metaforë për ndarje nga pjesët e karakterit, të cilat njeriut i duhet t’i lejë pas vetes. Psikika e përgatit njeriun për sfida të reja jetësore, në mënyrë që, nëse ndeshet me probleme të pakuptueshme, të jetë i përgatitur për to.

ë as Smart Object-1

Ëndrrat nuk i heshtin mundimet e shpirtit
Ëndrrat mbi vdekjen ndjekin ëndërrimtarin derisa të këndellet nga përvoja traumatike dhe të përballet me problemin.

Nëse shpesh ëndërroni të njëjtën ëndërr rreth vdekjes, atëherë kjo d.m.th. se ndërdija ua vë në pah rëndësinë e asaj që keni humbur. Kur ëndërrojmë rreth vdekjes, shkaktarët mund të jenë të shumtë. Ndoshta në ne ka vdekur një dashuri e madhe ndaj diçkaje, edhe pse këtë nuk do ta pranonim në gjendje të vetëdijshme. Ndonjëherë ëndërruesi gjatë ëndrrave manifeston rëndësinë e asaj që nuk ekziston më.

Ëndrrat rreth vdekjes ndonjëherë mund t’ia çrregullojnë psikikën atij që i sheh ato
Kjo ndodh sidomos nëse ai ëndërron vdekjen e njerëzve të afërt, meqë njeriu dëshiron ta mbajë atë që nuk ekziston më. Kur humbim ndonjë person të dashur, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin psikik, në ëndrra paraqitet ai njeri i dashur për ne, duke na thënë se duhet ta pranojmë vdekjen e tij.

Ëndrra mbi vdekjen tërheq vërejtjen edhe në problemet me të afërmit
Disa ekspertë thonë se kur shohim ëndërr ndonjë të afërm apo mik duke vdekur, atëherë duhet të pyetemi se si mund t’i përmirësojmë raportet me të. /Telegrafi/