Sana, 25 janar – Disa mijëra mbështetës të kryengritësve jemenas u mblodhën sot në Sana për të protestuar kundër vendimit të administratës së mëparshme amerikane, e cila e cilësoi lëvizjen kryengritëse shiite Huthët si organizatë terroriste.
Disa OJQ i bënë thirrje dje presidentit të ri të SHBA-së, Xhozef Bajden, ta tërheq vendimin që mund të rrezikojë shpërndarjen e ndihmës humanitare në Jemen, i cili kërcënohet nga uria.
Kandidati për ministër të Punëve të Jashtme të SHBA-së, Entoni Blinken javën e kaluar premtoi se do ta shqyrtojë vendimin për shkak situatës humanitare në Jemen.
Njerëzit e mbledhur në Sana sot brohorisnin “Vdekje për Amerikën” dhe “Amerika është nëna e terrorizmit”.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur që nga fillimi i luftës civile në Jemen në vitin 2015, dhe miliona janë zhvendosur.
Jemeni është një nga vendet më të varfra ku 80 për qind e popullsisë varet nga ndihma ndërkombëtare. KB e konsideron vendin të ketë krizën më të vështirë humanitare në botë.