Gjenevë, 10 korrik – Përafërsisht 10 milion njerëz përballen me mungesën e ushqimit në Jemen dhe nevojitet aksion urgjent për tejkalimin e situatës së tillë, tregoi Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara.
Programi botëror për ushqim citoi se nevojiten 737 milion dollarë deri në fund të vitit të vazhdohet ndihma për Jemenin.
Zëdhënësja e Programit botëror për ushqim, Elizabet Birs theksoi se më shumë se 20 milion njerëz kanë qasje të pasigurt te ushqimi, prej të cilëve 13 milion marrin ndihmë humanitare. Ndërsa dy milion fëmijë, një milion gra shtatzëne ose gjidhënëse kanë nevojë për shërim për shkak të mosushqyerjes.
“Jemeni përballet me krizë në disa fronte. Importi është zvogëluar, çmimet e artikujve ushqimor rriten, riali është në rënie të lirë, ndërsa rezervat e valutave të huaja afrohen në zero”, potencoi Birs.
Ajo shtoi se gjithnjë e më e vogël është ndihma humanitare e Programit botëror për ushqim në pjesën veriore të Jemenit dhe se shpreson që kjo nuk do të ndodh në vende tjera.
Lufta në Jemen mes kryengritësve Huthë, të mbështetur nga Irani dhe forcat proqeveritare ka eskaluar në mars të vitit 2015, kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka intervenuar kundër kryengritësve, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, duke e përfshirë edhe kryeqytetin Sana. Në përkeshjet janë vrarë dhjetëra mijë njerëz, përafërsisht katër milion persona janë shpërngulur, ndërsa 80 për qind e popullatës 29 milionëshe varen nga ndihma humanitare.