Sana, 21 gusht – Një dron “EmKju-9” (MQ-9) i armatës amerikane është rrëzuar në juglindje të kryeqytetit të Jemenit, Sana.
Dy përfaqësues anonimë të armatës amerikane deklaruan se droni është rrëzuar mbrëmë.
Zëdhënësi i huthëve kryengritës, të cilët e kontrollojnë territorin mbi të cilin është rrëzuar droni, deklaroi se mbrojtja kryengritëse antiajrore ka rrëzuar një dron amerikan.