Tetovë, 5 shkurt – Gjatë muajit janar të këtij viti, pjesëtarët e policisë në rajonin e Tetovës gjithsej kanë zbuluar dhe sanksionuar 919 kundërvajtje në trafik, prej 3526 pjesëmarrësve të kontrolluar në komunikacionin rrugorë. Për shkak të llojeve të ndryshme të kundërvajtjeve, nga trafiku kanë qenë të larguara 36 vetura dhe 145 vozitës.
Të gjitha veturat e shkyçura nga trafiku kanë pasur të skaduar afatin e regjistrimit mbi 30 ditë, kurse 81 nga vozitësit e larguar nga trafiku, kanë drejtuar veturat pa patentë shoferi apo kategori adekuate për llojin e veturës që kanë drejtuar. 39 vozitës amator nuk u janë përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore, kurse 20 vozitës kanë drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit. Kundërvajtjet e trafikut, të cilat janë zbuluar gjatë muajit të kaluar, janë rrumbullakësuar me 471 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, dhe 244 fletëpagesa për kundërvajtje.
Krahas këtyre përkohësisht janë marrë 47 patentë shoferi dhe 30 leje qarkullimi. Gjithashtu janë marrë edhe 4 vetura dhe 8 palë targa të regjistrimit. Gjatë kësaj periudhe janë përgatitur edhe 204 vërejtje me shkrim, për kundërvajtje më të vogla ku janë paraparë gjoba më të vogla se 45 euro në kundërvlerë të denarit. (koha.mk)