Në janar 79 për qind e energjisë elektrike është siguruar nga burimet vendore

Në Maqedoni në janar të këtij viti gjithsej janë shpenzuar 914.376 MWh energji elektrike, 54.214 mil nm3 gaz natyror, 586 412 ton qymyr dhe 77 141 tonë produkte të naftës, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Bruto Prodhimi Vendor i energjisë elektrike ka marrë pjesë me 97 për qind në bruto konsumin vendor, ndërsa 97.8 për qind nga konsumi i përgjithshëm i qymyrit është shfrytëzuar për prodhimin e energjisë elektrike.