Këtë të premte u përfol se Juventus do të kërkojë një shkëmbim të madh me Roman, duke përshirë Gonzalo Higuain dhe Kostas Manolas.
Në lidhje me këtë lajm të publikuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ka reaguar vëllai, njëkohësisht agjenti i sulmuesit argjentinas, Nicolas, i cili në një prononcim për “Radio Marte” tha:
“Unë dhe Higuain kemi vendosur që nëse rikthehet të luajë në Itali, ta bëjë vetëm me Juventusin. Për një rikthim tek River Plate është ende shpejt. Ai është 31 vjeç dhe unë jam i sigurt se pushimet do e ç’lodhin atë dhe kështu mund të jetë gati për Juventusin. Ai mund të bëjë akoma diferencën.”
Me këto fjalë Nicolas Higuain hedh poshtë çdo mundësi për rikthimin e Higuain në Serie A, të paktën jo në një skuadër tjetër përveç Juventusit, por “Zonja e Vjetër” nuk e konsideron pjesë të planeve të tyre.