Romë, 25 mars – Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali sot u rrit për 683 dhe tani paraqet 7.503 persona, kumtoi Agjencia për mbrojtje civile.
Italia sot shënon rënie të numrit të viktimave krahasuar me dje, kur vdiqën 743 persona.
Në kumtesën e Agjencisë shtohet se në Itali ka gjithsej 74.386 të infektuar me Kovid-19.
Drejtori i Agjencisë, Anxhelo Boreli sot nuk mori pjesë në konferencën për shtyp, sepse kishte temperaturë dhe në rrjedhë është testimi i tij për koronavirus. (koha.mk)