Romë, 3 prill – Një test i besueshëm i gjakut për antitrupat që të konfirmohet se kush e ka mbijetuar tashmë koronavirusin, do të japë pamje më të mirë të madhësisë së epidemisë italiane dhe do të mund të bëhet brenda disa ditësh, kumtuan sot këshilltarët shkencorë të Qeverisë italiane.
Gjithnjë e më i lartë është presioni për të zbuluar se kush është ekspozuar ndaj virusit dhe nëse disa njerëz kanë zhvilluar imunitet për të lehtësuar masat e rrepta që qeveria ka vendosur për të parandaluar infeksionin.
Franco Lokatelli, shef i Këshillit të lartë të shëndetësisë italiane, tha se sistemi i besueshëm për testimin e antitrupave që përdoret në nivel kombëtar ende nuk është identifikuar, megjithëse tashmë janë sugjeruar produkte të ndryshme. Sipas tij, këshilltarët shkencorë shpresojnë se produkti do të funksionojë “për disa ditë”. Për aplikimin e plotë do të duhet edhe një muaj.(koha.mk)