Romë, 22 janar – Gjatë 24 orëve të kaluara në Itali janë regjistruar 472 raste të reja të vdekjes nga virusi korona, që është ulje në krahasim me një ditë më parë kur ndërruan jetë 521 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Romë.
Numri ditor i rasteve të reja të të infektuarve gjithashtu ra, kështu që sot janë regjistruar 13.633 të sapoinfektuar, në krahasim me 14.078 të djeshme.
Nga mesatarja e fundit, janë testuar 264.728 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Itali janë infektuar gjithsej 2,44 milionë persona, ndërsa 84.674 persona kanë ndërruar jetë.