Romë, 30 tetor – Italia regjistroi rekord prej 31.084 rasteve të reja nga virusi korona gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa 199 persona kanë ndërruar jetë nga Kovid-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është rritja më e madhe e numrit të rasteve që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe më i lartë nga rekordi paraprak prej 26.831 raste të regjistruara dje.
Numri i rasteve të vdekjes është më i vogël se dje, kur ishin regjistruar 217 viktima nga kovid-19.