Romë, 27 shkurt – Policia financiare në Itali do të parashtrojë padi penale kundër të gjithë tregtarëve të cilët shesin maska për mbrojtje për fytyrë dhe prodhime të tjera tjera të cilat i publikojnë përmes Internetit si mbrojtje nga koronavirusi i ri i quajtur Kovid-19.
Policia sot kumtoi se ka zbuluar shumë njerëz të cilët kanë shitur maska edhe me çmim prej 5.000 euro për copë.
Siç transmetojnë mediat italiane, përveç që çmimi është i lartë, shitësit përmes internetit gënjejnë se prodhimet e tyre ofrojnë “mbrojtje të plotë” nga koronavirusi.
Pas paraqitjes së koronavirusit në Itali, në disa pjesë të vendit maska për fytyrë dhe xhelat antibakteriale janë blerë në sasi të mëdha, dhe janë shitur me çmime enorme.
Ministri italian i Punëve të Jashtme Luixhi di Majo në konferencë për media tha se Qeveria i shqyrton masat për qetësimin e çmimeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon që maska të mbahen vetëm në rast të ndonjë kontakti të drejtpërdrejtë me persona të infektuar të cilët kolliten apo teshtinë. (koha.mk)