Në Itali janë regjistruar 10.010 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit që është bilanci më i madh ditor i njerëzve të sapoinfektuar që nga fillimi i pandemisë.
Në të njëjtën kohë, 55 persona vdiqën si rezultat i infeksionit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Italisë.
Italia ka nivelin e dytë më të lartë të vdekshmërisë me Kovid-19 në Evropë, pas Britanisë së Madhe. Që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt, 36.427 persona kanë vdekur.
Guvernatori i rajonit italian të Kompania, Vinçenco de Luka, planifikon të vendosë orë policore brenda natës më 31 tetor për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në ahengjet e Natës së Shtrigave (Hallouen), të cilat ai i quajti “marrëzi të mëdha amerikane”.
De Luka shkroi sot në profilin e tij në Fejsbuk se ora policore do të fillojë në orën 22:00 të asaj nate.
“Nata e Shtrigave është marrëzi e madhe. Marrëzi e madhe amerikane të cilat ne i importuam në vendin tonë”, shkroi De Luka.